Site icon PORTALB

Opozita greke: Shërbimet sekrete po na përgjojnë

Aleksis Tsipras

Aleksis Cipras

Një deklaratë e kreut të opozitës greke Aleksis Tsipras ka acaruar klimën politike, ndërsa në qendër të diskutimit janë arrestimet e krerëve të Agimit të Artë dhe hetimet për organizatën kriminale.

“Lideri i SYRIZA-s, akuzoi shërbimet sekrete greke se ka vënë nën përgjim telefonat e tyre, duke shkelur ligjin, pasi për këtë veprim nuk është njoftuar parlamenti.

Qeveria greke nuk ka pranuar akuzën në fjalë, madje ministri i Rendit, Nikos Dendias kërkoi që të tërhiqen akuzat e pabaza, ose do të bëjë padi penale lidhur me to’, – bën të ditur “Balkanweb”.

Ndërkaq hetimet për krerët e Agimit të Artë po nxjerrin detaje të tjera. Dëshmitarët në proces kanë nxjerrë emra të tjerë deputetësh, të implikuar në organizatën kriminale. Dëshmitë gjithashtu hedhin dritë edhe mbi përfshirjen e shqiptarëve në veprimtarinë raciste të Agimit të Artë.

Në këtë klimë vazhdon të bjerë mbështetja për Agimin e Artë. Nga sondazhi i fundit i kryer, rezulton se krahasuar me shtatorin, partia në fjalë ka një rënie nga 6.8 në 6.4%. Ndërkaq rruga ku u vra këngëtari grek Pavlos Fissas do të marrë emrin e tij. Këngëtari i majtë antifashist, 34 vjeçari Pavlos Fissas u vra më 17 shtator me thikë dhe për këtë vrasje u arrestua një mbështetës i Agimit të Artë.

Exit mobile version