Site icon PORTALB

Si duhet vlerësuar një sistem dhe model zgjedhor?

Faton Aliti

Faton Aliti

Siç ndodh shpesh në praktikë, ata që hartojnë sisteme zgjedhore, kanë për qëllim që rezultati përfundimtar të favorizojë interesat e tyre. Prandaj është i nevojshëm një debat më i gjerë, ku përveç përfaqësuesve të partive politike do të marrin pjesë edhe ekspertë dhe përfaqësues të asociacioneve joqeveritare. Posaçërisht është i nevojshëm një koordinim dhe konsultim i mirëfilltë i subjekteve politike që përfaqësojnë shqiptarët. Vendimi për modelin zgjedhor në asnjë mënyrë nuk duhet t’i lihet vetëm, thënë kushtimisht, partive më të mëdha, aq më pak këtyre që janë protagonistët kryesor në krijimin e kësaj krize të madhe politike, ekonomike, sociale dhe të sigurisë në vend.

Sa për fillim po shtroj disa kritere të verifikuara shkencërisht dhe politikisht, të cilat duhet të merren parasysh gjatë vlerësimit të suksesit të një procesi, sistemi apo modeli zgjedhorë. Pikat në vijim mund të shërbejnë si vegël matëse nëse një sistem zgjedhor përmbush apo jo qëllimin e tij:

Natyrisht, vlerësimi i çfarëdo sistemi nuk duhet të fokusohet vetëm në këto kritere, por duhet të jetë edhe kombinim i faktorëve të ndryshëm, që duhet matur kundrejt qëllimeve të të gjithë pjesëmarrësve edhe atë në fillim të debatit dhe procesit.

Janë këto kritere, të cilat duke i krahasuar me ngjarjet dhe me analizat numerike të cikleve zgjedhore të deritashme, me situatën politike, me nivelin e kulturës politike, me shndërrimin e të zgjedhurve të qytetarëve vetëm në butona votimi, rezulton se PA ASNJË MËDYSHJE, Maqedonia duhet të aplikojë sistem dhe model të ri zgjedhor.

P.S. PPD-ja së shpejti do të publikojë për opinionin qasjen analitike të shfaqjes së diskriminimit dhe pabarazisë të sistemit dhe modelit aktual zgjedhor në RM, ku qartë do të shihet nevoja e patjetërsueshme për një model të ri zgjedhor.

Autori është zëdhënës i Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD)

Exit mobile version