Mediat angleze nuk e shohin si arsye të fortë faktin se Adnan Januzaj ka startuar te United në tri ndeshjet e fundit me qëndrimin e tij te kjo skuadër.
Ballinat e mediave angleze shkruajnë sot se Januzaj është shumë afër huazimit te Evertoni. Skuadra nga Liverpoolit thuhet se i ka bërë ofertë shumë joshëse Manchester United dhe se huazimi i tij mund të bëhet realitet.
Van Gaal është i vetëdijshëm se ka shumë zgjidhje në pozicionin ku luan Januzaj dhe se nuk sheh impakt të madhë në lojë nga kosovari.
United ka raporte të mira ndër vite me Evertonin, gjë e cila mund të jetë arsye e fortë që gjiganti anglez të lëshoi pe për huazimin e kosovarit me pasaportë belge.