Site icon PORTALB

Tetova pas vërshimeve mbytet në mbeturina, lumi ende i papastruar (FOTO)

Njëzet ditë pas vërshimeve që morën jetë dhe shkaktuan shumë dëme materiale në Tetovë dhe rajonin e saj, kështu duket lumi “Shkumbin” i cili doli nga shtrati. I papastruar, me shumë mbeturina në të si që duket në fotografitë të bëra nga reporteri i Portalb, rrugës së Banjës.

Edhe pse nga Ministria e Ekologjisë dhe Komuna e Tetovës ditë më parë lajmëruan se lumi po pastrohet, realiteti është ndryshe. Por mos të harrojmë edhe faktorin njeri i cili padyshim kontribuon në krijimin e gjendjes së këtillë.

Ekspertët e huaj në Koordinim me Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim kanë filluar të vëzhgojnë me helikopter terrenin ku ndodhën vërshimet në rajonin e Tetovës.
LEXO: Komuna e Tetovës: Bëmë çmos për tu ballafaquar me vërshimet

Qëllimi është që të vërtetohet çfarë në të vërtetë ndodhi më 3 gusht, cilat janë arsyet daljes nga shtrati i lumenjve dhe rrëshqitjes së dheut në shumë vendbanime. Jemi duke i pritur këto rezultate.

Exit mobile version