Skuadra e Atletico Madridit e ka nisur me fitore edicionin e ri 2015/16 të La Ligës spanjolle.
Atletico në ndeshjen e parë në Calderon ka mposhtur Las Palmas me rezultat minimal 1:0, pavarësisht se kishte edhe disa raste të tjera për shënim.
Golin e vetëm dhe të fitores në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi francez, Antone Griezmann, i cili shënoj një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 16’të.
Kjo ishte skuadra e parë e madhe që luan në edicionin e ri, pasi nesër do t’i zhvillojnë ndeshjet e tyre Barcelona dhe Real Madrid.