Para disa javësh presidenti Bujar Nishani u ankua se kryeministri Rama nuk e lejonte të pushonte në rezidencat qeveritare në jug dhe ishte detyruar të pushonte në një hotel në Lezhë.
Por duket se ditët e fundit Nishani nuk po ia kalon aspak keq.
Ai është fotografuar në jug të vendit duke pushuar në një jaht luksoz.
Ndërsa dje ka publikuar vetë disa foto me sheikun e Katarit në Gjirokastër ku kanë shijuar edhe muzikën polifonike.
“Sot në qytetin e gurtë të shtëpive muze të Gjirokastrës me Babai Emir i Katarit; Lartësia e Tij, Sheikh Hamad Bin Khalifa Al-Thani”, shkruan Nishani në FB e tij.