Site icon PORTALB

Maskohet me ferexhe, shqiptari vjedh dyqanin ‘Rolex’ (Video)

Maskohet me ferexhe, shqiptari vjedh dyqanin ‘Rolex’

Maskohet me ferexhe, shqiptari vjedh dyqanin ‘Rolex’

Policia shqiptare arrestoi Ekrem Gashin, 35 vjeçarin nga Kosova, i cili ishte kërkuar nga INTERPOL-i, i akuzuar për grabitjen spektakolare të dyqanit “Rolex” në Bahrein.

Shtetasi i Kosovës ishte arrestuar në kufirin shqiptar, pas që policia ka konstatuar se ndaj tij kishte të lëshuar një fletë-arrest ndërkombëtar.

10 shtatori ishte data e grabitja kur Gashi dhe disa të dyshuar të tjerë ishin pjesë e një grupi që grabitën dyqanin “Rolex” në Bahrein.

Gjithë ky grup hyri në dyqanin në qendër të qytetit të veshur të gjithë me veshje islame, pasi ajo mbyllej në 22:00.Ata kanë arritur që të plagosin rojën e dyqanit dhe më pas kanë grabitur 79 orë të llojit Rolex, me një vlerë prej 1.4 milion dollar.

Dëshmitë e mbledhura nga policia, për të identifikuar të dyshuarit dhe Byroja Qendrore Kombëtare në Bahrein, kërkoi ata duke i përfshirë në “listën e kuqe” të Interpol-it e cila menjëherë ju përcoll 190 vendet anëtare.

Arrestimet u kryen nga Interpoli në bashkëpunimin e ngushtë në mes të BKT Bahreinit , komanda e Interpolit dhe Qendrën Koordinuese ( KKK) dhe në Lindjen e Mesme dhe njësitë e Afrikës së Veriut, të cilat vazhdojnë të ndërlidhet në kërkim të vazhdueshëm për të dyshuarit e mbetur.

Emmanuel Leclaire, zëvendës drejtor i KKK-së , tha se arrestimet ishin një shembull i rezultateve të cilat mund të arrihen nga vendet anëtare bashkëpunojnë nëpërmjet Interpol-it.

Exit mobile version