Site icon PORTALB

Han sot në Shkup, do të diskutohet për dorëheqjen e Gruevskit

Liderët politik të Maqedonisë në Bruksel

Komisioneri për zgjerim dhe politikë fqinjësore në BE Johannes Hahn, i cili ndodhet prej ditës së djeshme në Shkup, do të takohet sot me 4 liderët e partive kryesore në vend për të folur rreth marrëveshjes dhe krizës politike.

Në takim ai do të shoqërohet nga eurodeputetët Ivo Vajgël, Richard Howitt dhe Eduart Kukan.

Një prej temave që priten të diskutohen është edhe data kur Nikolla Gruevski do të heqë dorë nga posti i kryeministrit. Nëse ai largohet nga posti që mban 150 ditë para zgjedhjeve, LSDM duhet të kthehet menjëherë në Kuvend.

Takimet dhe bisedimet, përgatitjet e dhe afrimet e dallimeve që nisën mbrëmë në rezidencën e BE-së në Shkup, janë në funksion të zgjidhjes së sotme përfundimtare dhe arritjes së marrëveshjes midis pushtetit dhe opozitës.

“Mendoj se të gjithë duhet të ndihmojnë pasi që bëhet fjalë për shtetin, duhet që të merret përgjegjësi dhe të punohet në interesin e popullit, për të ardhmen”, është shprehur Hahn

Exit mobile version