Site icon PORTALB

Ja çfarë bën Samsung për të konkurruar iPhone

Samsung do t'i paguajë Apple 119 milion dollarë

Samsung ws Apple

Samsung ka pak ditë që ka prezantuar dy smartfonët e saj Galaxy S6 Edge+ dhe Note 5 dhe kompania është gati të bëjë gjithçka në mënyrë që këto dy pajisje të reja të shiten. Për këtë Samsung i duhet të godasë rivalin e saj më të madh; Apple iPhone.

Ndaj Samsung ka vendosur tu ofrojë përdoruesve të një iPhone, testim falas të një smartfoni të linjës Galaxy për 30 ditë kundrejt 1 dollari. Përdoruesit e një iPhone sipas dëshirës mund të zgjedhin të testojnë një Galaxy S6 Edge, S6 Edge+ ose Galaxy Note 5. Këta smartfonë do të ofrohen të shoqëruar nga një kartë SIM e aktivizuar, transmeton PCA.

Por kini kujdes! Çdokush që nuk kthen smartfonin Samsung brenda afatit 30 ditor, do të detyrohet të paguajë çmimin e plotë të tij. Kjo nuk është hera e parë që Samsung vendos të ndjekë një strategji të tillë interesante në momentin e debutimit të produkteve të reja në treg. Nëse keni dëshirë të bëheni pjesë e grupit të testuesve, mund të regjistroheni direkt nga iPhone juaj. Fundja përse mos ta provoni?!

Exit mobile version