Site icon PORTALB

Lucas Silva merr oferta nga dhjetë klube

Lucas Silva

Lucas Silva

Mesfushori i Real Madridit, Lucas Silva do të largohet nga klubi, në ditët e fundit të këtij afati kalimtar të verës.

Mirëpo, ai nuk ka nevojë të brengoset. Kjo për faktin se futbollisti brazilian kërkohet nga – besoni apo jo – dhjetë klube të ndryshme, anembanë kontinentit, ka bërë të ditur e përditshmja sportive madrilene “Marca”.

Në Spanjë, Malaga dhe Getafe kanë shprehur interesim për të, njësoj sikurse Fiorentina në Serie A. Southampton nga Premierliga është i gatshëm ta mirëpres.

Por, nuk mungon interesimi as nga Bundesliga tek skuadra e Hamburgut. Në Portugali, Sporting Lisbona e Porto e duan në radhët e tyre, kurse në Belgjikë e kërkon Club Brugge. Krejt në fund, Fenerbahçe e Beshiktash janë të gatshëm ta transferojnë në Turqi.

Exit mobile version