Rektori i një universiteti në Hungari vendosi që të mos lejohen më fundet e shkurtra nëpër sallat e leksioneve, por si kundërpërgjigje mori reagimin e studenteve. Në universitetin e Kaposhvarit, një grup studentesh, të cilëve iu bashkua edhe një pedagoge e arteve, protestuan duke u zhveshur publikisht në auditor kundër masës së marrë nga rektori.
Protesta është filmuar dhe pamjet e saj janë hedhur në rrjetet sociale, duke e shndërruar nga një çështje lokale dhe të brendshme të universitetit në një debat kombëtar mbi liritë dhe të drejtat e njeriut.