Çka i shkakton aknet (puçrrat) ?

Nëse ju keni besuar gjithmonë  se vetëm çokollata dhe ushqimet me vaj shkaktojnë puçrra në fytyrë, e keni gabim.

Ky është një nga keqkuptimet më të mëdha në lidhje me aknet, por në të vërtetë e vetmja gjë që këto ushqime mund të bëjnë është të rrisin nivelet e kolesterolit, thotë Rachelle Wood, mjeke diete.

“Ndryshimet hormonale brenda trupit  kanë ndikimin më të madh në formimin e akneve. Stresi i lartë mund të nxisë prodhimin e akneve në fytyre, kështu që të qëndrojnë të qetë dhe të relaksuar për të shmangur ato,” thotë ajo për Huffington Post

Pra,  nuk është një rastësi që aknet shfaqen kur ne kemi stres, por kjo nuk është e tëra. Disa ekspertë sugjerojnë se puçrrat në fytyrë nuk shkaktohen vetëm nga stresi, por më tepër nga ndryshimi i ushqimit , orarit të gjumit apo edhe jo pastrimi adekuat i fytyrës, thotë dermatologia Dr Anne Chapas.

Ajo gjithashtu shton se ka dy lloje tëi stresit, stresi psikologjik dhe stresi fizik dhe këto mund të shkaktojë ndryshime në lëkurë me lirimin e kortizolit – një hormon stresi në trupin tonë.

Dietat tona ndikojë shumë në lëkurës sonë, shton Wood. Ushqimet që kamë nivele të larta sheqeri mund të shtyjë trupin tuaj të prodhoj insulinë shtesë,  dhe kjo rrit prodhimin e kortizolit.

Lajme të ngjashme

Back to top button