Jahjaga nënshkruan dy Ligjet për dhomat e specializuara

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka nënshkruar dy Ligjet për dhomat e specializuara dhe Zyrën e prokurorit të specializuar si dhe Ligjin për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë dhomave të specializuara, pas një letërkëmbimi të Shefes së shtetit me Gjykatën Kushtetuese.

Këtë e ka konfirmuar për KTV-në zëdhënësi Arbër Vllahiu, duke thënë se këto ligje janë nënshkruar në përputhje me kushtetutën dhe afatet ligjore.

Gjithsesi presidentja kishte kohë vetëm edhe sot, në të kundërtën afati prej 8 ditësh do të përfundonte, përpara se ato dy ligje të hynin në fuqi me automatizëm ose të ktheheshin në Kuvendin në rastin më të fundit.

Rikujtojmë se opozita ditë më parë dërgoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësim të vendimit të Kuvendit të Kosovës për të ndryshuar Kushtetutën.

Opozita e ka konsideruar se janë shkelur rregullat procedurale kur është ndryshuar Kushtetuta.

Lajme të ngjashme

Back to top button