Juan Iturbe sipas gjitha gjasave do të largohet nga Roma gjatë kësaj vere. Argjetinasi nuk ka bindur trajnerin Rudi Garcia që prej transferimit në Olimpico, verën e kaluar ,nga Verona.
Kurse, skuadra e Genoas po mundohet që ta transferoj argjentinasin. Këtë e ka konfirmuar presidenti i skuadrës, Enrico Preziosi
“Ne jemi duke punuar seriozisht dhe duke u përpjekur për ta bindur Iturbe për të ardhur në Genoa,” ka deklaruar Preziosi për Mediaset Premium.