Policia është duke e kërkuar dy-vjeçarin prej fshatit të Shkupit Çiçino i cili të mërkurën pasdite ka rënë në lumin Treska, njofton Makfaks. Nëna e tij e ka lajmëruar policinë se djali i saj ka humbur rreth orës 18 duke luajtur afër lumit. Ajo dyshon se ka rënë në lum.
Prej Ministrisë së Punëve të Brendshme thonë që kërkimi i fëmiut të humbur ende vazhdon, dhe do të vazhdojë edhe këtë ditë.