Site icon PORTALB

Artikujt tendencioz nuk bëjnë pjesë në gazetari

[Recension: Jahti si i Shekerinskës vlen më shumë se 100.000 dollarë]

Tendencat vetëm për të ofenduar përmes shkrimeve të thirrura si gazetareske, nuk mund të quhen lajme dhe aq më pak të kryejnë misionin parësor: informimin e drejtë të publikut. Shpesh bëhet fjalë thjeshtë vetëm për shkrime të cilat kanë për qëllim njollosje dhe nënçmime. Publikimi i informacioneve rreth pasurive të personave publik dhe keqinterpretimet e tyre tendencioze me karakter të degradimit politik përbën shkelje të etikës gazetareske. Autori thirret në atë se opinioni kërkoi përgjigje, mirëpo vetë autori nuk ka kërkuar qëndrim nga e përfolura në këtë tekst Radmilla Sheqerinska. Gjithashtu, teksti nuk korrespondon me fotografitë. Autori thotë se janë publikuar fotografi nga vila luksoze, ndërsa tekstit i janë bashkëngjitur fotografi vetëm nga jahti.

Këtyre ditëve u paraqitën fotografi nga pushimi luksoz i Radmila Shekerinskës në Detin Jon. Pamë fotografi nga vila luksoze dhe jahti luksoz, të emëruar me emrin e vajzës së Shekerinskës. Opinioni kërkoi përgjigje se sa kushton ky jashtë dhe në çfarë mënyre një politikan mund të arrij një luks të tillë.

Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Jahti si i Shekerinskës vlen më shumë se 100.000 dollar

Data dhe koha e publikimit: 17.08.2015

Data e recensionit: 19.08.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Autori shkruan sikur të ketë përpiluar tekst profesional gazetaresk, por në fakt bazohet në, siç potencon vetë ai, hulumtimin e të përditshmes “Veçer”.

“Vecer” bëri hulumtim për lëvizjen e çmimeve të jahteve të ngjashme ose shumë të ngjashme si ky i Shekerinskës. Ky jaht është i brendit ekskluziv “regal” i cili ndërton jahte luksoze për klient të pasur me porosi. Nëse në internet do të kërkoni çmimin e një jahte të këtillë të ndërtuar ekskluzivisht për ju, do të habiteni me çmimin.

Në gazetarinë profesionale, nuk lejohen keqpërdorime dhe keqinterpretime të fakteve. Aq më shumë nuk lejohen publikime të dhënash të paverifikuara.

Në të vjetër, jahti “regall 2700” nga viti 2011 do të kushtoj më shumë se 60.000 dollar, ndërsa jahti i këtillë nga viti 2013, vlen më shumë se 100.000 dollar.

Në tekst jepen konstatime dhe qëndrime personale, ndërsa nuk mungojnë edhe komentet e integruara. Por mungojnë verifikime. Tendencioziteti vërehet menjëherë por jo dhe dëshira për të verifikuar informacionet e botuara. Teksti citon burimin se nga ka marrë informacionet, por bie në grackën e botimit origjinal, dhe përcjell edhe më tej gabimin e tij duke mos tentuar të përfshijë të gjitha palët në tekst.
Titulli është spekulativ sepse sugjeron se Radmilla Shekerinska ka një jaht të tillë, ndërkohë që në tekst ska një dëshmi për këtë. Nga fotot nuk konfirmohet se jahti i takon ose jo Shqerinskës.
Opinioni ka të drejtë të shtrojë pyetje se si jetojnë politikanët dhe si e kanë arritur ata pasurinë e tyre, por ngritja e pyetje kërkon përgjigje të verifikuara dhe të bazuara në dokumente dhe fakte. Në të kundërt e gjitha merret si një tekst dashakeqës, çka lexohet shumë shpejtë nga publiku.

Exit mobile version