Site icon PORTALB

Shumë miliona për Shaqirin nga Arsenali

Shaqiri ka joshë me lojën e tij Wengerin

Shaqiri ka joshë me lojën e tij Wengerin

Arsenali pati një nismë brilante të sezonit, falë përforcimit me Mesut Ozilin. Mirëpo, klubi anglez parasheh të shpenzojë miliona të tjerë gjatë janarit.

Sipas tabloidit britanik ‘The Guardian’, menaxheri Arsene Wenger e do Xherdan Shaqirin në Emirates Stadium dhe për futbollistin kosovar, klubi anglez është i gatshëm t’i paguajë 15 milionë funte.

21 vjeçari është pjesë e rëndësishme e Bayern Munichut, edhe pse nuk po luan në formacionin bazë. Në ndeshjet e fundit ka dhuruar disa asistime, ndërsa ka konkurrent kryesor Arjen Robbenin. Përpos Arsenalit, për përfaqësuesin zviceran interesim kanë shfaqur edhe Liverpooli e Borussia Dortmundi. 

Ndërkohë, Arsenali po e kërkon edhe një talent shqiptar. Bëhet fjalë për 17 vjeçarin Zekiria Bakalli, i cili aktualisht luan në PSV Eindhoven.

Exit mobile version