Archos ka prezantuar sot tre tabletë të rinj, 80b Platinum, 97b Platinum, 101 Platinum. Të tre tabletët janë të pajisur me procesorë A9 quad-core 1.6GHz, 2GB RAM dhe ekrane IPS. Të tre tabletët janë planifikuar për të dalë në treg këtë muaj, edhe pse një datë e veçantë dhe çmimi i tyre nuk janë dhënë ende.
80b Platinum ka një ekran 8-inç me një rezolucion prej 1024 x 768, ndërsa 97b Platinum ka një ekran 9.7-inç me një rezolucion më të lartë prej 2048 x 1536. 101 Platinum vjen me një ekran 10.1 inç, ndërsa rezolucioni është më i ulët në 1280 x 800.
Të tre tabletët kanë 8GB memorie të brendshme, 2 GB RAM, micro USB, microSD për zgjerim, sistem operativ Android 4.2 Jelly Bean, Wi-Fi dhe Bluetooth.
Shefi ekzekutiv i Archos, Loic Poirier ka thënë: “Qëllimi ynë është për të forcuar filozofinë e kompanisë sonë, duke sfiduar direkt markat udhëheqëse me një produkt me cilësi të lartë që ka specifikime të mira dhe dizajn estetik me një çmim më të ulët. Kombinimi i karakteristika dhe projektimi i tabletëve 97b Platinum dhe 101 Platinum do t’i vë ato në frontin e iPad 4 dhe Galaxy Tab 3 me një çmim më të mirë.“