Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi beson se Zlatan Ibrahimoviq do të transferohet në Milan, nëse veç largohet nga PSG.
Ai tha se kanë fjalën e suedezit, që në rast largimit nga Franca, Milani do të jetë destinacioni i vetëm i tij.
“Nëse PSG e largon Ibrahimoviqin, atëherë ne kemi fjalën e tij që do të luaj vetëm për Milanin”, tha Berlusconi për “Sky Sports”.
Përveç Milanit, mediat në Angli shkruajnë se për Ibrahimoviqin po interesohen edhe Manchester United dhe Arsenal.