Pasi që ju keni pasur një zënkë me të dashurin, të dy jeni të ndjeshëm dhe duhet të keni shumë kujdes se si silleni. Ja disa këshilla
Mos e injoroni tërësisht. Nëse ju duhet pak hapësirë pas zënkës, është në rregull, përderisa e mbani mend se gabimi më i tmerrshëm që mund të bëjnë njerëzit pas një zënke është krijimi i mureve.
Mos i keqpërdorni fjalët e thëna gjatë zënkës. Çfarëdo që të thotë partneri gjatë zënkës, duhet të mbetet aty.
Mos thoni vetëm “Më fal” nëse partneri është ende i lënduar. Në vend të kësaj prisni që të qetësohet pak, kërkoni falje si dhe tregoni gabimin për të cilin jeni dukë kërkuar falje, kjo gjë do e bëjë partnerin të bindet se ju e keni kuptuar burimin e gabimit. Hapi i dytë është të dëshmoni se si në të ardhmen nuk do e përsërisni gabimin e tillë.
Mos u arsyetoni pse jeni zënë. Ekzistojnë miliona gjëra të cilat mund t`i fajësoni si arsye e fillimit të zënkës: ditë e keqe në punë, kokë dhembje apo natë e lodhshme.
Mos ikni nëse i ri-kthehet diskutimit. Kanë kaluar vetëm ca minuta nga zënka, thoni partnerit se jeni e hapur për të biseduar rreth pyetjeve të caktuara apo për të dëgjuar frustracionet e tij.
Mos bëni seks vetëm për t`u qetësuar nga zënka. Të dy kërkuat falje, të dy e menduat me të vërtetë atë- por tani ai dëshiron të “përfitojë” diçka pasi që shumë meshkuj dëshirojnë të kenë seks që të ndjehen të afërt. Thoni se jeni falënderuese ngase ai dëshiron të jetë i afërt me ju mirëpo nuk jeni në disponim të mirë.
Mos vazhdoni të kërkoni zënkë të re. Ende nuk jeni rikuperuar nga zënka e kaluar, vazhdoni me fjalë të shëmtuara.
Mos u fokusoni në atë se çka e shkaktoi zënkën. Energjia juaj harxhohet më mirë në zgjidhjen e problemeve e jo në kërkimin e shkaqeve, është mirë që të jeni pozitivë dhe mos të ngarkoheni me inate të panevojshme.
Mos e dënoni veten tuaj për shkak të zënkës. Secili dëshiron një partner të përkushtuar, andaj zënka mund të merret si shenjë e mirë pasi që të dy punoni për të përmirësuar lidhjen.