Komedia “Paraja”, shfaqja më?? e mirë?? në?? festivalin e Dibrës

Komedia “Paraja”, e realizuar nga Trupa e Teatrit Shqiptar nga Shkupi ka fituar çmimin e shfaqjes më të mirë në edicionin e 12-të të Festivalit të Teatrove Shqiptare në Maqedoni të zhvilluar në Dibër.

Regjisori kosovar Ilir Bokshi,  sjellë?? në?? skenë?? komedinë  më?? intriguese,  bazuar në?? një?? farsë?? angleze, e cila gjithçka ndërlidhet me paranë??. 

Intriga ndodh me  një çante që ngatërrohet në metro, një çantë me dy milion funta që ndryshon rrjedhën e jetës së Perkinsëve.  Në këtë shfaqje luajnë aktorët :  Luran Ahmeti,  Zarije Jonuzi,  Xhevdet Jashari, Amernis Jovanovska Nokshiqi,  Blerim Dardhishta, Fisnik Zeqiri dhe Visar Etemi.

Adem Karaga, drejtor i Teatrit të Shkupit pasi morri çmimin e tyre si shfaqe më e mirë e festivalit vlerësoi lartë artdashësit dibran duke potencuar se vlera , kombi dhe arti gjenden në Dibër.

Ndërkohë aktorja e cila luan në këtë shfaqje, Zarije Jonuzi është shpërblyer me çmimin aktorja më e mirë në rolin kryesor, nga juria profesionale e festivalit e përbërë nga Milto Kutani,  Selajdin Salihu dhe Agim Selimi.

Çmimi “Aktori më i mirë” i është ndarë Çun Lajçit për rolin në shfaqjen e regjisorit, Ekrem Kryeziu “Përplasja”, të realizuar nga Teatri Kombëtar i Kosovës.
Për regjinë më të mirë është shpërblyer Erson Zymberi me shfaqjen “Pacienti i dr. Frojdit”, nga  Teatri i Gjilanit.

Juria ka ndarë edhe çmimin aktori me i mirë jo protagonist i cili i ka takuar Albano Prodanit si dhe çmimet speciale për aktorët Pajazit  Murtishi dhe Arben Derhemi.  Në festivalin “Teatri shqiptar në Maqedoni” gjatë 6 netëve të kaluara janë prezantuar shfaqje të ndryshme teatrale nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova. 

Lajme të ngjashme

Back to top button