Site icon PORTALB

Miletiq është punësuar në ELEM

Dragisha Miletiq

Dragisha Miletiq

Lideri i partisë Serbe në Maqedoni Dragisha Miletiq, I cili nga koalicioni me LSDM-në opozitare është transferuar në partinë në pushtet VMRO-DPMNE nëpërmjet bashkëpunimit me partinë GROM të Stevço Jakimovskin, është punësuar në ELEM si koordinator I projekteve dhe marketing, shkruan Fokus.

Nga ELEM deri më tani nuk kanë informacione se sa kandidat janë paraqitur në konkursin për punësim dhe cilat ishin kushtet që duheshe të plotësohen, por në dokumentin që ështëbërë publik thuhet se Miletiq ka fituar në konkurs.

Me ndihmën e vulës së partisë së Miletiqit, Jakimovski është kandiduar për kryetarë të Karposhit në zgjedhjet lokale të vitit 2013, kur LSDM filloi bojkotin.

Exit mobile version