Site icon PORTALB

“Most” numëron përparësitë: Pse duhet të kemi lista të hapura zgjedhore në Maqedoni

Zgjedhje lokale 2013

Zgjedhje

Organizata joqeveritare “Most” e cila më shumë se 13 vjet i ndjekë zgjedhjet në vend ofron lista të hapura, ligjërisht të zgjidhet problemi i jotransparencës  në financimin e fushatave për partitë politike, dhe ndalesë për mediumet që janë donues të kampanjave politike.

Në dokumentin e punës me rekomandime të cilin e promovon sot, “Most” rekomandon:

Sistemi proporcional i zgjedhjeve me lista të hapura, qytetarëve u jep mundësi që përveç votës të cilën e japin për partitë politike gjithashtu të votojnë edhe për kandidatët e listave në atë parti. Me këtë, qytetarët munden drejtpërdrejtë të ndikojnë në zgjedhjen e kandidatëve në listat e ofruara nga partitë politike.

-Kombinim i përfitimeve të shumicës dhe të sistemit proporcional zgjedhor.

-Kandidatët do të jenë më të motivuar në plotësimin e premtimeve ndaj qytetarëve.

-Të caktohet saktë se kush do të mbajë përgjegjësi.

-Të kandidojnë kandidatë më kualitativë nga të gjitha sferat e shoqërisë.

-Zmadhim i pjesëmarrjes dhe zmadhim i numrit të votave në të cilën partitë mund t’i fitojnë.

Votimi jashtë vendit

Fushata zgjedhore

Financimi i fushatës zgjedhore

Mbrojtja e të drejtës

Exit mobile version