Site icon PORTALB

DAESH përdor gazra të ndryshëm kimikë në Irak

Irak

Irak

Substanca kimike e përdorur një ditë më parë kundër Peshmergëve nga DAESH në Irak përcaktohet se ajo ka qenë gaz mustard dhe gaz klor. Theksohet gjithashtu se në sulm nga gazi u ndikuan 8 Peshmergë.  Ziryan Şeyh Wesani, Komandanti i frontit Peshmergë Mahmur-Guver i cili gjendet 70 kilometra në jug-perëndim të Erbilit në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka pohuar se ata kanë përballuar me sukses sulmet e panumërta me mina dhe sulmet kamikaze të ndërmarra deri më sot nga DAESH.

Wesani duke theksuar se DAESH në kohët e fundit po përdor gazra të ndryshëm kimikë ndaj Peshmergëve tha se: “Organizata një ditë më parë na sulmoi me mortaja ku në predhat e tyre kishte vendosur lëndë kimike. Pasi vërejtëm gjendjen e të plagosurëve e kuptuam se ishim sulmuar me gaz mustard dhe gaz klor. Në ekzaminimet laboratorike është gjetur se kjo lëndë më shumë është përdorur gaz mustard”.

Ndërsa një nga komandantë Peshmergë në fronti Mahmur, Suphi Bakırmani i cili është plagosur në sulmin me gaz Mustard nga DAESH tha se organizata terroriste një ditë më parë ka lëshuar 50 predha të mortajave ndaj objektivave të Pershmerrgëve. Bakırmani duke vënë në dukje më tej se pas sulmit tek trupat e disa Peshmergëve ka patur kruarje, të skuqura dhe plagë, ka theksuar se pas agimit ata kanë mbuluar me dhe të gjitha gropat ku kanë rënë predhat.

Bakirmani ka shtuar më tej se kundrejt kësaj taktike të re të DAESH, Qeveria Rajonale Kurde e Irakut duhet të dërgojë menjëherë pajisjet e nevojshme në fronte.

Exit mobile version