Site icon PORTALB

Rusia, Serbia dhe Bjellorusia do të mbajnë stërvitje ushtarake “Vëllazëria sllave”

Stervitje ushtarakae ruse, foto arkivi

Në Rusi do të organizohen stërvitje ushtarake të Rusisë, Serbisë dhe Bjellorusisë “Vëllazëria sllave”, deklaroi ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shojgu në takimin me kolegun e tij serb Bratislav Gashiq, njofoti TAS.

“U dhamë rëndësi të madhe manovrave ushtarake masive të planifikuara për këtë vit ‘Vëllazëria sllave’ ” tha Shojgu gjatë bisedës me Gashiq në qytetin Kubinka, zonën e Moskës.

“Stërvitjet do të jenë jashtëzakonisht të rëndësishme për zhvillimin e aftësive operuese të forcave të armatosura të Serbisë” tha nga ana e tij Gashiq.

Exit mobile version