Site icon PORTALB

Panikë dhe evakuim për një pako të dyshimtë në aeroportin “Arlanda”

Aeroporti Arlanda Stokholm

Aeroporti Arlanda Stokholm

Evakuohen udhëtarët dhe një pjesë e punonjësve në aeroportin “Arlanda” në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm pasi rojet e sigurisë kanë gjetur një pako të dyshimtë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportimeve të agjencisë zyrtare suedeze të lajmeve TT, njoftohet se policia ka kaluar në veprim pasi ka marrë informacionin se këtë mëngjes është gjetur një pako e dyshimtë në aeroportin ndërkombëtarë “Arlanda”. Policia e Stokholmit më pas ka evakuuar udhëtarët dhe një pjesë të punonjësve në aeroport.

Policia njoftoi se pakoja është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar nga forcat e sigurisë. Theksohet gjithashtu se në pako nuk kishte ndonjë lëndë të rrezikshme dhe se pas 2 orë të ndërprerjeve të aktiviteteve mësohet se aeroporti i është rikthyer jetës normale.

Exit mobile version