Site icon PORTALB

Në Shkup do të hapet Qendra e parë kundër dhunës familjare

Në Shkup do të hapet Qendra e parë kundër dhunës familjare

foto ilustrim

Në Shkup sot do të hapet qendra e parë familjare e cila do të ofrojë shërbime për mbështetje psiko-sociale për familjet në marrëdhënie konfliktuoze, në të cilat ushtrohet dhunë ose madje në periudhën e kaluar ka ekzistuar dhunë.

Hapja e qendrës është aktivitet i përbashkët i Asociacionit për edukim dhe hulumtim shëndetësor – H.E.R.A. dhe Qyteti i Shkupit. Realizohet në kuadër të projektit me të njëjtin emër, pjesë e programit CIVICA Mobilitas 2012, që e zbaton Qendra për zhvillim institucional, me mbështetje financiare nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim.

Qendra familjare do të funksionojë me mbështetje nga biznes sektori. 

Exit mobile version