Mërgimtarët kosovarë edhe këtë të shtunë po pëballen me pritje të gjata në pikëkalimin kufitar Kosovë-Serbi në Merdar. Pritjet në dalje të Kosovës janë deri në 4 orë.
Në këtë vendkalim kufitar kolonat e gjata që janë krijuar sot nga orët e mëngjesit.
“Nga ora nëntë jemi duke pritur. Kolonat janë të gjata 3-4 kilometra dhe ende nuk e dimë se kur do të përfundojë kjo pritje”, thotë për albinfo.ch S. T. duke theksuar se ka të tjerë që po presin edhe më gjatë.
Ai shprehet i mllefosur me këtë maltretim që po u bëhet dhe që po përsëritet pas çdo përfundimi të pushimeve të bashkatdhetarëve.
“Nuk e dimë se nga cila anë mud të jetë problemi por ajo që është e sigurt është pritja e gjatë dhe e padurueshme sidomos për familjarët me fëmijë”, thotë ai.