Lufta për mbijetesë e emigrantëve ilegalë, përballen me rreziqe të shumta
Një grup emigrantësh ilegalë të cilët tentonin të kalonin në ishullin Kos të Greqisë nga një rajon i Bodrumit në Turqi, përjetuan rreziqe për tu mbytur pasi gomonia mori ujë, moment ky i cili u regjistrua nga gazetarët, raporton Anadolu Agency (AA).
Dhjetëra emigrantë ilegalë nga Siria, Pakistani dhe vendet Afrikës ku mes tyre gra dhe fëmijë u mblodhën me grupe në orët e natës në afërsi të vendit Fener Burnu në lagjen Akyarlar.
Emigrantët e fshehur nëpër ara dhe shkurret gjatë bregdetit për tu mos u vënë re nga ekipet e xhandarmërisë që patrullojnë në rajon pas largimit të tyre ata mbërritën në breg me gomonet.
Si pasojë e tejmbushjes së gomoneve disa klandestinë u detyruan të hidhen në ujë, ndërsa një grua e cila rrezikoi të mbytej u nxor me vështirësi në breg.
Pas një tentimi të dytë klandestinët arritën të hipin në gomone dhe nisen drejt ishullit Kos.
Ndërsa ekipet e xhandarmërisë kanë vazhduar monitorimin e tyre deri në orët e para të mëngjesit për të mos lejuar kalimin e klandestinëve, ku në afërsi të zonës bregdetare Turgutreis u ndaluan afërsisht 50 klandestinë në disa gomone.