Site icon PORTALB

Të enjten do të ketë dezinfektim me aeroplan në nëntë qytete

Spërkatje kundër mushkonjave

Spërkatje kundër mushkonjave, Ilustrim

Të enjten, ministria e shëndetësisë do të realizoj dezinfektim me aeroplan në rajonet e nëntë qendrave të shëndetit publik (Kumanovë, Tetovë, Manastir, Prilep, Ohër, Kocan, Strumicë, Shtip dhe Veles), gjegjësisht do të përfshihet hapësira prej 6.000 hektarëve, me theks të veçantë në rajonet e përfshira nga vërshimet.

Dezinfektimi me aeroplan do të kryhet në orët e hershme të mëngjesit nga ora 5 deri në ora 8.

Personat që ruajnë bleta, me kohë le t`i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve dhe të mos i lëshojnë jashtë tri katër orë pas dezinfektimit.

Exit mobile version