Site icon PORTALB

Zgjidhen fituesit e çmimit “Nënë Tereza”

Nënë Tereza

Doc. dr. Bunjamin Memedi dhe Suzana Tuneva Paunovska janë fituesit e sivjetmë të çmimit “Nënë Tereza” për realizim në fushën e humanizmit dhe solidaritetit njerëzor, si dhe për nxitje, përparim të mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zhvillim të bashkëpunimit, si midis popujve, ashtu edhe midis pjesëtarëve të bashkësive të ndryshme, kulturave dhe feve.

Këtë vendim e solli Bordi për ndarjen çmimit shtetëror “Nënë Tereza” në vitin 2015.

Çmimi, siç kumtoi sot Ministria e Kulturës, do të ndahet më 26 gusht të këtij viti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Exit mobile version