Një fëmijë trevjeçar humbi jetën në një fatkeqësi komunikacioni tek fshati Turalevë të Kratovës, pasi është goditur nga një automjet bëri të ditur MPBja. Fatkeqësia ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30 në fshatin Turalevë e shkaktuar nga automjeti “Mercedes” me targa të Bullgarisë.
Makina është drejtuar nga 45 vjeçari M.S., nga Kriva Pallanka ka goditur fëmijën me çrast nga plagët e rënda ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Me këtë rast është kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe po punohet në zbardhjen e tërësishme të rastit.