Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim sot në një konferencë për shtyp do të informojë për aktivitete në lidhje me zbatimin me pasojat nga përmbytjet në rajonin e Tetovës.
Siç kumtoi DMSH, drejtori i Drejtorisë Shaban Saliu do të përqendrohet edhe në konkludimin e Qeverisë nga 4 gushti, që të aktivizohet Mekanizmi për mbrojtje civile të BE-së.
Republika e Maqedonisë përmes DMSH-së nga viti 2012 është anëtare në këtë Mekanizëm, i cili mundëson koordinim të ndihmës gjithëpërfshirëse e cila vjen nga BE-ja në rast të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.