Daçiq ka thënë se në UNESCO nuk do të vijë ndonjë propozim për të shqyrtuar kërkesën e Kosovës, por ai tërhoqi vërejtjen se ky është vetëm hapi i parë.
“Tash mund të pritet që Kosova kërkesën e saj mund ta dërgojë direkt në UNESCO”, ka thënë Daçiq për të përditshmen serbe “Blic”, transmeton Lajmi.net.
Lufta diplomatike definitivisht nuk ka mbaruar, pasi që ekziston mundësia që një shtet i tretë të dërgojë kërkesën e Kosovës në emër të saj në Këshillin Ekzekutiv të UNESCOS, mëson Blic.
Në listën e UNESCO-s të regjistruara janë manastiret ortodokse të Deçanit, Graçanicës, Patrikana e Pejës etj.
Këto objekte kulti, nëse Kosova pranohet në UNESCO, do të kalonin nën mbrojtjen e Prishtinës, gjë që për Beogradin është e papranueshme.