Site icon PORTALB

Moti sot në Maqedoni

Moti sot

Moti sot

­ Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërsa në orët pasdites do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut dhe bubullima të rralla në pjesët perëndimore.

Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej 31 deri në 38 gradë Celsius. Në Shkup do të mbizotërojë mot me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët verilindore.

Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 36 gradë Celsius. Indeksi UV do të arrijë 8. Në rajonin e Ohrit­Prespës moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë e me vranësira të vogla. Në orët e pasdites është e mundur që të ketë paraqitje të izoluar të reshje të përkohshme të shiut dhe bubullimë. Do të fryejë erë e dobët nga drejtimi verilindor.

Temperatura e mëngjesit do të zbresëd eri në 17 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 32 gradë Celsius. Në rajonin e Dojranit do të mbajë mot i ngjashëm me vranësira të vogla dhe erë të dobët nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri në 21, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 37 gradë Celsius. Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë, në orët e pasdites me kushte për paraqitje të izoluar të shiut të shkurtër dhe bubullima.

Gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme pritet jostabiliteti të jetë më i theksuar dhe prezent në shumë vende.

Exit mobile version