Partia maqedonase në pushtet VRMO DPMNE dhe lideri i saj, Nikolla Gruevski ende kanë mbështetjen më të madhe të blloku politik maqedonas ndërsa Bashkimi Demokratik për Integrim dhe lideri i saj, Ali Ahmeti në bllokun shqiptar. Janë këto të dhënat e anketës së Institutit për hulumtime politike në Shkup.
Në pyetjen se për kë do të kishit votuar nëse së shpejti mbahen zgjedhjet parlamentare, përqindja e të anketuarve është kështu:
Votues |
Partia |
23,7 % |
VMRO- DPMNE |
15,5 % |
LSDM |
7,1 % |
BDI |
4,2 % |
PDSH |
1,1 % |
RDK |
22,4 % |
NUK VOTOJNË |
23,8 % |
TË PAVENDOSUR |
Besueshmëria te liderët partiak është kështu:
Votues |
Lideri/Partia |
24,1 % |
Nikolla Gruevski – VMRO- DPMNE |
7,2 % |
Zoran Zaev – LSDM |
6,9 % |
Ali Ahmeti – BDI |
3,9 % |
Menduh Thaçi – PDSH |
1,3 % |
Rufi Osmani – RDK |
Hulumtimi është realizuar përmes anketës telefonike në periudhën prej 19 deri 21 tetor ndaj 1107 anketuesve.