Site icon PORTALB

Teksti nuk duhet të drejtojë lexuesin si të kuptojë zhvillimet

[Recension: A po e përkrahë BFI-ja BDI-në, që e shiti Burmalinë?]

Gazetari në tekstet dhe lajmet e tij trajton dilema dhe çështje që brengosin opinionin. Nëpërmes trajtimit të këtyre çështjeve gazetari orienton lexuesin drejt fakteve dhe pastaj ai nxjerr vetë përfundimet.

Në tekstin që po e recensojmë që në titull shfaqet tendenca e autorit e cila dëshiron të orientojë lexuesin drejt një qëndrimi të caktuar. Gazetari me të drejtë mund të parashtronte pyetjet se për se Kryetari i BFI-së merr për obligim “të mbrojë votat”. Një gjë e tillë as i përket dhe as që do duhej të ishte çështje e veprimit të tij.

Linku deri te artikulli origjinal: A po e përkrahë BFI-ja BDI-në, që e shiti Burmalinë?

Data dhe koha e publikimit:

Data e recensionit: 10.08.2015

Recensent: Xhenis Sulimani

Në një shtet sekular, siç pretendon të jetë Maqedoni feja është e ndarë nga shteti. Për këtë arsye gazetari do të duhej ti adresonte gjithë pyetjet zyrtarëve të BFI-së pas deklaratave të bëra nga kryetari i BFI-së, Sulejman ef. Rexhepi, gjatë një qëndrimi në Gostivar ku ai tha:

“Bashkësia Islame, të gjithë shokët dhe kolegët e mi pa marrë parasysh cilës gjini i takojnë gjinisë mashkullore apo femërore, duhet gjithmonë populli jonë të llogaritë se jemi ushtri e pathyeshme, prapa nuk kthejmë dhe kthim prapa nuk ka. Gjithandej, të gjithë ata që na udhëheqin në porët e jetës, gjithandej që na udhëheqin në formën e bereqetshme duhet aty të qëndroje Bashkësia Islame. Ne përmes votave të lira politike dikujt ia kemi besuar udhëheqjen tonë në fushën politike dhe administrative, e asaj i thonë verdikt i këtij populli. Betohem në Zot, se çdokush që prek në verdikt, Bashkësia Islame është e gatshme të jetë gjithandej ku e lyp nevoja, vetëm e vetëm me e mbrojtur legjitimitetin dhe vullnetin e popullit tonë duke shpresuar për ardhmërinë tonë”, tha Rexhepi.”

Por përkundër shtrimit të pyetjeve direkt teksti më shumë sjell konkluzione madje atë i lidh edhe me një çështje që ishte aktuale kohë më parë, ajo e Burmali Xhamisë.

I shkruar në formë konfuze dhe pa elemente e e duhur, lajmi interpretohet si tendencioz ndërkohë që çështjet e ngritura janë legjitime.

Për të qenë brenda standardeve gazetareske, lajmi do të duhej të kishte përgjigjet e zyrtarëve të BFI-së, pastaj të subjekteve politike si dhe të jepte një përmbledhje të gjithë argumenteve.

Kështu lajmi mbetet i paqartë dhe duket sikur lidhet me vështirësi për një çështje krejt tjetër.

Është krejtësisht e panevojshme që teksti të drejtojë lexuesin se si të interpretohen zhvillimet. Vetë prezantimi i argumenteve në formë profesionale dhe duke përfshirë të gjitha palët, e bën lexuesin të qartë për zhvillimet në fjalë.

 

Exit mobile version