Site icon PORTALB

Nëse nuk pastrohen mbeturinat, epidemitë janë evidente

Pamje nga vërshimet në Tetovë

Shenja përmirësimi të gjendjes shëndetësore të një pjese të banorëve të Reçicës së Vogël, edhe pse sipas tyre, nëse Komuna nuk përshpejton procesin e pastrimit të mbeturinave, epidemitë mbeten evidente.

Pas dezinfektimit të shtëpive dhe oborreve të tyre nga Instituti i Shëndetit Publik, të cilët po ashtu kanë shpërndarë edhe medikamente për fëmijët dhe të moshuarit që shfaqën simptoma sëmundjesh në lëkurë, sot gjendja në mes të banorëve ishte më e qetë.

Megjithatë, ata kërkuan dezinfektim të shpeshtë të oborreve, deri në largimin e mbeturinave, transmeton Alsat-M. Banorët po përpiqen t’i pastrojnë ato në mënyrë private, por duke u vënë gjithnjë në ballë të rrezikut për infektim. Procesi i pastrimit dhe dezinfektimit bëhet akoma më i vështirë në këtë fshat, për shkak edhe të ujit të ndotur i cili nuk mund të përdoret as për pastrim.

Exit mobile version