Site icon PORTALB

One Direction xhirojnë klip në “NASA”

One Direction xhirojnë klip në “NASA”

Ata kanë punuar me majmunë, sumo mundës dhe David Cameron në të kaluarën, por për videoklipin e tyre të radhës, grupi One Direction kanë udhëtuar për në Qendrën Hapësinore të NASA-s.

Ky njoftim është bërë përmes rrejtit social Twitter nga fansat e grupit, të cilët i kanë shpërndarë fotografitë e tyre nga sheshxhirimi në Houston të Texas.

One Direction raportohet se janë duke punuar me regjisorin Ben Winston, i cili ka punuar në vizuelizimin e “Bes Song Ever” dhe “Steal My Girl”.

Grupi e ka publikuar këngën “Drag Me Down” pa asnjë paralajmërim javën e kaluar, duke u radhitur në top listat e iTunës në 82 vende të botës, vetëm pak orë pas publikimit.

Ndërkohë, Zayn Malik, i cili ka nënshkruar marrëveshje solo me RCA Records, i ka dhënë aprovimin e tij këngës së parë të grupit pa të.

Exit mobile version