Site icon PORTALB

Plagoset një grua nga një plumb qorr në Labunishtë të Strugës

Plumb

­ Një grua është plagosur në pjesën e përparme të kokës nga një plumb qorr në oborrin e shtëpisë në fshatin Labunishtë të Strugës, kumtoi MPB.

“Mbrëmë, rreth orës 22:30 në f. Labunishtë­Strugë, në oborrin e shtëpisë familjare, S.A. pasi që ka dëgjuar një krismë, me siguri nga të shtënat me armë zjarri, është ankuar në dhimbje në kokë sepse e ka goditur diçka e fuqishme. Kur e ka prekur kokën ka parë gjakun, ndërsa kur është çuar nga karrigia ku ka qenë e ulur, nga jo ka rënë edhe predha me të cilën është goditur”, thuhet në kumtesë.

Gruas i është dhënë ndihma e shpejtë mjekësore në QM­Strugë, ku janë konstatuar lëndime trupore, pas së cilës është lëshuar për kurim shtëpiak. Ekspertizë në vendngjarje ka kryer ekipi i SP­NKKR­Strugë.

Exit mobile version