Site icon PORTALB

Gostivar, banorët vetë bëjnë rregullimin e rrugës (Foto&Video)

Rruga Sermnovë

Familja Misilimi nga fshati Sermnovë ka investuar vetë duke rregulluar kështu një rrugë të mbushur me gropa.

Banorët e kësaj ane thonë që asnjë nga komuna dhe shteti nuk na ka ndihmuar për të rregulluar këtë rrugë dhe falënderojnë këtë familje e cila e rregulloi atë me financa personale.

Kryefamiljari Rushit Mislimi thotë që investimi në këtë rrugë u bë me mjete financiare personale dhe me asnjë ndihmë nga shteti dhe komuna e Gostivarit, nën të cilën edhe bie ky fshat.

“Ne kemi vendosur të investojmë për t’i mbushur gropat në rrugën që çon nga fshati Llakavice në Semnovë, pasi që ato gropa na dëmtojnë veturat”, tha Mislimi.

Nga Sektori për Urbanizëm në komunën e Gostivarit nuk duan të përgjigjen sa i përket çështjes së rregullimit të kësaj rruge, duke thënë që nuk ka pasur ankesa si dhe nuk bie nën kompetencat e komunës rregullimi i kësaj rrugë, duke na udhëzuar kështu të kërkojmë përgjegjësi tek ndërmarrja publike “Rrugët Maqedoni”.

Kurse NP “Rrugët Maqedoni” bëjnë me dije se rregullimi i kësaj rruge nuk bie nën kompetencat e tyre pasi që ata punojnë sipas plan programit që jep qeveria dhe fondi për rrugë shtetërore./Portalb

Exit mobile version