Site icon PORTALB

Tetova dhe fytyra e vërtet e udhëheqësve të saj

Arben Zyberi

Arben Zyberi

Sa shume premtime u bënë për Tetovën, sa shumë projekte dhe gjëra të tjera të kësaj natyre dëgjuam nga politikanët tanë në pushtet, sa shumë mendime, ide, teori dëgjuam për rimëkëmbjen e Tetovës dhe funksionimin e saj si një qytet Europian.

Por është për të ardhur keq, kur e shikon këtë qytet ne këtë gjendje, dhe të paramendosh që vetëm disa orë kishte rreshje te shiut dhe që për pasojë ndodhi kjo që ndodhi, por nëse do të kishin vazhduar të rreshurat akoma, mbase tragjedia do të ishte edhe më e madhe, dhe parashtrohet pyetja se çfarë nuk u bë që ndodhi e gjitha kjo.

A thua se nje lum të vetëm  në Tetove Komuna dhe Ministria e Ekologjisë nuk kanë mundur që ta pastrojnë, të paktën një herë në dy vite, por nga angazhimet e tyre te tepërta çdonjë nga qytetet me shumicë të banuar nga shqiptarët, gjithnjë projektet shtyhen për një afat të pacaktuar.

Kjo kryetare e Tetovës, premtoi për tetovarët që do te ketë Tetova ujë 24 orë, do të ketë ambient të pastër, ndërsa bërllogu përçdo ditë e më shumë është duke e ngulfatur këtë qytet, dhe për çudi askush nuk ndërmerr masa për përmirësimin e këtyre kushteve, pasiqë dënimi veç sapo e kaploi këtë qytet, duke ia bërë medije se, ju udhëheqës por edhe në të njejtën kohë, ju qytetarë të këtij vendi, nëse nuk e ngritni zërin ju atëherë vet natyra dhe Zoti do të dalin kundër jush, dhe pastaj kemi këto rezultate katastrofala dhe për të ardhur keq, pasiqë humbje e jetëve nga vërshimet, tregon se ka për tu punuar aq shumë saqë nuk duhet edhe pushim të ketë, dhe jo  deputetet tanë të cilët janë ”gjeni në vete” pikërisht në këtë kohë të vështirësive më të mëdha të vendit tonë, ata gjejne kohë për pushime.

Tetova përveçse humbi jetë njerëzish nga këto vërshime dhe dëmet material janë shumë të mëdhaja, por ajo ka humbur edhe diçka që për mendimin tim është shumë brengosëse e që është nëglizhenca totale nga ana e institucioneve shtetërore, e them këtë sepse shteti dhe qeveria duhet te kujdesen për qytetarët e tetovës dhe të gjithë Maqedonisë, çdo ditë të vitit dhe jo të bëjnë reklama dhe të shfrytëzojnë nga fatëkeqësia e banorëve për poena poltike, dhe për fat të keqë janë duke e bërë një gjë të tillë.

Sidoqoftë, qyteti i Tetovës meriton me të vërtet njerëz të sinqert, puntor dhe të cilët do të kontribojne në funksionimin e mirëfillt të çdo sektori dhe vetëm atëherë do të kemi një jetë më të mirë, jetë pa helmim nga tymi i jugohromit, jetë pa helmin nga mbeturinat dhe kështu të i kthehet dinjiteti i humbur këtij qyteti të lashtë.

Exit mobile version