Site icon PORTALB

Martohet Jennifer Aniston

Jennifer Aniston dhe

Aktorja Jennifer Aniston i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me Justin Theroux, raporton revista amerikane “Us Weekly”.

Çifti është martuar në një ceremoni sekrete të mbajtur më 5 gusht në shtëpinë e tyre në Los Angeles.

Të ftuar në ceremoninë e martesës ishin yjet si Lisa Kudrow, Howard Krasinski, Ellen DeGeneres, Lake Bell, Emily Blunt, Scott Campbell e Terry Richardson.

Aniston, 46-vjeçare, dhe Theroux, i cili sivjet mbush 44 vjet, u takuan vjet më parë ndërsa lidhjen e tyre e konfirmuan në vitin 2012 kur edhe u fejuan.

Exit mobile version