Site icon PORTALB

Marjo Mema: Unë i tregova Iglit për tradhtinë e Ismailit me Ambrën

Igli Meta dhe e dashura e tij

Marjo Mema, i dyshuar si bashkautor në vrasjen e Ismail Lulit, ka pranuar rolin e tij në këtë ngjarje.

Më përpara Mema ka thënë se Ismaili është futur në kurth me anë të një mesazhi të dërguar nga e dashura e Iglit, Ambra, dhe ka rrëfyer momentin e vrasjes. Gjithashtu ka deklaruar së nuk dinte se çfarë synimesh kishte Igli Meta.

Ndërsa tani Mema ka thënë se ka qenë pikërisht ai që i ka treguar Iglit për tradhtinë e të dashurës së tij Ambra me 17-vjeçarin Ismail Lulin.

Sipas mediave italiane, 19-vjeçari Mema i ka treguar shokut të tij për tradhtinë e të dashurës vetëm për hakmarrje, për të njëjtën arsyeje që erdhi vrasja e Ismailit nga Igli.

“Ismaili kishte folur keq për mua lart e poshtë. U zemërova nga kjo gjë, dhe vendosa t’i tregoj Iglit për tradhtinë e Ambrës me të”, ka thënë Mema.

Ndërkohë që Ambra i ka dërguar një mesazh Marjos që e quante spiun.

Exit mobile version