Ndonëse nuk ka shumë kohë që ata janë paraqitur me një bashkëpunim, Gold Ag dhe Beatrix Ramosaj bëjnë me dije se janë duke përgatitur edhe një këngë të re.
“Kënga e re në vendin e vjetër. Vjen së shpejti”, ishte mbishkrimi që e kishin lënë dy këngëtarët karshi fotos të përbashkët në faqet e tyre zyrtare në ‘Twitter’.
Ndërkaq mendohet që bashkëpunimi i dytë vjen si pasojë e suksesit të korrur nga këngë “Pa jetë “, e cila duke u bazuar në klikime dhe komente të fansave rezulton të jetë tejet e suksesshme.