Site icon PORTALB

Halep, aty ku njerëzit përpiqen të freskohen nën “hijen” e luftës

Halep, aty ku njerëzit përpiqen të freskohen nën "hijen" e luftës

Qytetarët e Halepit të cilët ndodhen që prej tre vitesh nën sulmet tokësore dhe ajrore të armëve të rënda të regjimit të Asadit, përpiqen që në këto periudha të nxehta të freskohen nëpër pishinia, raporton Anadolu Agency (AA).

Qytetarët e Halepit në rajonin Salihije i janë drejtuar pishinave për tu relaksuar sadopak nga stresi i luftës së brendshme dhe për të shpëtuar nga moti i nxehtë.

Një nga qytetarët Luvej Sherif tha se populli i lodhur nga vapa në Halep i është drejtuar pishinave pavarsisht sulmeve me bomba varil të ndërmarra nga regjimi.

Sherif i cili thekson se regjimi i Asadit ndëshkon më shumë popullin dhe se i ka izoluar nëpër shtëpi ato u shpreh: “Përpiqemi këtu të freskohemi në ujin e ngrohtë. Për shkak se në shtëpi nuk ka energji elektrike nuk funksionojnë as kondicionerët, edhe nafta është shumë e shtrenjtë. Kështu që marrim fëmijët dhe në pishinën këtu përpiqemi të freskohemi nën plumbat e luftës. Në asnjë vend të botës nuk është parë ndonjë President që të persekutojë popullin e tij dhe ti braktisë ato në uri”.

– “Kur thuhet Halep të vjen në mendje gjaku dhe lufta”

Ndërsa Ebu Rezzak i cili ka vënë në dukje se Halepi që dikur ishte një vend pritës për qindra mijëra kureshtarë dhe një prej qendrave tregtare të Lindje së Mesme për njerëzit në vazhdim ka thënë: “Sot kemi ardhur këtu me fëmijët tanë, dhe nuk ka asnjë arsye që bombat fuçi dhe raketat të mos bien këtu, sepse këtu është Halep. Kur thuhet Halep i cili dikur kishte një kuriozitet dhe njerëzit dhe ishin të padurueshëm për ta vizituar sot të vjen në mendje gjaku dhe lufta. Kur fëmijët tanë dalin nga shtëpia ne jemi të shqetësuar nëse do të kthehen apo jo përsëri”.

Ndërsa Tevfik Ramadan tha se pavarsisht të gjitha problemeve, sulmeve të regjimit dhe të gjitha gjërave negative ata përpiqen që të jetojnë.

Exit mobile version