Site icon PORTALB

Presioni për “specialen” para dhe pas miratimit të amendamenteve

Petrit Gashi

Petrit Gashi

Kuvendi i Republikës se Kosovës me 82 vota për, 5 kundër dhe një abstenim, ka miratuar të hënën ndryshimet kushtetuese, me të cilat hapet rruga ligjore për ngritjen e Gjykatës së Posaçme për krime lufte e cila Gjykatë është Selektive dhe dënon krimet e supozuara që ka bërë UÇK-ja. E gjithë seanca u përshkua me një debat të ashpër dhe akuza të ndërsjella si “tradhtarë e patriotë”, ndërmjet atyre që mbanin qëndrim në favor të miratimit dhe atyre që ishin kundër, dhe njëkohësisht dukë shpërfaqur një presion të paparë në mes lider partish, deputetesh, ambasadoreve dhe gazeta e portale të cilat jo që i kontribuan një skenari të tillë por edhe tentuan që sa më shumë ta manipulonin opinionin publik në Kosovë.

Para fillimit të procedurave për themelim të kësaj Gjykate e cila dëmton rëndë një pjesë të historisë së Kosovës ku Çlirimtaret i paraqet si kriminel, dhe kriminelet i amniston, kishte filluar një fushatë për gjoja pastrim, shpërlarje e dezinfektim të luftës së UÇK-së. Madje sipas vet protagonisteve të luftës të shndërruar tanimë në zogj përbetus ndaj pronareve të tyre politik UÇK-ja ishte aq e papastër saqë duhet të pastrohet ose në Hagë ose diku tjetër ama jo në Kosovë.

Presionet kishin filluar si rezultat i Premtimit të ish-Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaqi bërë palës serbe dhe BE-së dy vite me pare, dhe tanimë ky dokument kishte obligim ndërkombëtar për tu realizuar dhe një premtim i cili i ishte bërë shteteve më të fuqishme edhe pse shumica e tyre nuk ishin dakord për të. Presioni ishte aq i madh sa Këshilli i Sigurimit dhe Rusia u bënë protagonistë të debateve të cilat manipuluan qytetarët 6 muaj me radhe, madje kundërshtuesit e “Speciales” quheshin si bashkëpunëtor të Rusisë e ndërkohë vet votuesit e saj ishin të tillë. E vërteta ishte se OKB-ja nuk mund të themelonte një Gjykatë në Kosovë dhe kjo u dëshmua edhe nga njohësit më të mirë të çështjeve ndërkombëtare.

Po pse gjithë ky presion?

Presioni ishte gërshetim i shumë interesave mes palëve qoftë nga vendoret apo ndërkombëtaret e cila për nje apo tjetër arsye përdornin OKB-në dhe Rusinë si rrezik për të ardhmen e Kosovës dhe funksionalizimin e saj e cila mund të përmbledhë në këto pika kryesore:

Por, presioni pas Speciales dukë përdorur vartësit e tyre “Gazetar” gjoja për publikim emrash si të Hashim Thaqit e Kadri Veselit që do gjykohen nga Gjykata Speciale është vetëm një presion psikologjik të cilët ushtrohet tek qytetarët edhe pas votimit të amendamenteve kushtetuese. Duhet cekur se premtimi që i është bërë Serbisë dhe BE-së për dënimin e udhëheqësve të UÇK-së e largon Hashim Thaqin dhe Kadri Veselin nga gjykimi dhe ky dem shkon tek “shokët” e tyre të luftës.

Ky presion zhvendos vëmendjen e opinionit publik nga e vërteta se sa i sjellë dem Gjykata Speciale Kosovës dhe të ardhmes së saj, dhe përqendrohet në entuziazmin apo edhe frikën së kush gjendet në ato lista. Përndryshe “Gjykata Speciale” dëmton rëndë funksionalizimin e shtetit të Kosovës dhe integrimit të saj në BE  dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Duke ditur mirëfilli se sa të stërzgjatura kenë qenë procedurat edhe në vet Gjykatën e Hages dhe gjykatat tjera, atëherë është e garantuar që Kosova 10 vitet e ardhshme do të merret me arrestime, dëshmitar, dënime, lirime, dëshmi të reja etj etj dhe do të harrohet ekonomia e varfër e saj dhe procesi i ecjes normale drejtë BE-së pasi edhe në këtë rruga ka hyrë në faqen e shantazheve dhe argumenteve që do përdorin shtetet jo mike për Kosovën dhe të ardhmen e saj.

Prandaj në këtë katrahurë presionesh të vazhdueshme qytetarët e Kosovës jo që po ndjehen të fyer dhe të zhgënjyer por po i humbin shpresat për një të ardhme më të mire për vendin dhe fëmijët e  tyre, sepse tanimë është e garantuar se Arsimi, Shëndetësia, Ekonomia dhe sektorët me jetik për jetën e qytetarit do të mbesin të harruar.

Exit mobile version