Site icon PORTALB

Komuna e Kumanovës do të jap 500.000 den për Tetovën

Vërshime Tetovë

Vërshime Tetovë

Komuna e Kumanovës do të jap 500.000 denar nga buxheti i saj për sanimin e pasojave nga vërshimet në Tetovë.

Ky vendim u mor sot dhe u miratua në seancën e Këshillit të Komunës së Kumanovës. Këshilltarët njëzëri u shprehën për ndihmë në Tetovë, ndërsa kryetari i Kumanovës, Zoran Damjanovski theksoi se si çdo herë edhe kësaj here qyteti e tregoi solidaritetin e tij.
“Asnjëherë të mos përsëriten katastrofa të këtilla. Propozimi im ishte që të jepet maksimumi nga rezervat edhe atë 500.000 denar do të paguhen në xhiro llogarinë e komunës së Tetovës për sanimin dhe përkrahjen e familjeve të dëmtuara dhe infrastrukturën. Do të tentojmë që me ndonjë mekanizëm dhe cisterna të ndihmojmë në sanimin dhe pastrimin e rrugëve, si dhe me ujë për pirje”, deklaroi Damjanovski.
Exit mobile version