Site icon PORTALB

Kostadinovski: Dëme të mëdha nga të reshurat edhe në bujqësi

Vërshime Tetovë

­ Nga të reshurat e rrëmbyeshme dëme të mëdha pësuan edhe bujqit, vlerësoi sot zëvendësministri dikasterial Vanço Kostadinovski pas vizitës së sotme në rajonin e Tetovës.

Sipas të dhënave të para dhe vlerësimeve të banorëve, ashtu siç tha, janë shkatërruar mbi 200 deri në 250 hektarë tokë bujqësore, ara dhe të mbjella me të gjithë rekoltën e patateve, fasules, misrit,… veçanërisht në Reçicë të Madhe.

“Gjendja është shumë e rëndë dhe tragjike. Shpreh keqardhje deri te familjet e viktimave të cilët me të vërtetë pësuan humbje të mëdha. Edhe bujqit pësuan dëme të mëdha, por shumë shpejtë do të kryhet vlerësimi objektiv dhe real i dëmeve dhe siç ishte vendimi qeveritar për ndihmë urgjente prej 30.000 denarë për shtëpitë e dëmtuara, do të përcaktohet edhe ndihmë për dëmshpërblim të bujqve nga parcelat e shkatërruara, si dhe ushqimi shtazor i shkatërruar, të mbjellura të tjera, mallra,…” deklaroi Kostadinovski.

Në Reçicë të Madhe zëvendësministri vizitoi ara, toka të punuara dhe sipërfaqe të tjera bujqësore të shkatërruara të banorëve.

Exit mobile version