Skënderbeu kurrsesi nuk kërkon që të pësojë të njëjtën fat si Kukësi, ndaj dhe ka marrë masa ekstreme për të gjithë tifozët që do të jenë të pranishëm në ndeshjen e kthimit në “Elbasan Arena”.
Ndër masat e marra për kontrollin e tifozëve është edhe ndalimi i çdo elementi që mund të përdoret ndaj futbollistëve në fushë. Mes gjërave të ndaluara janë edhe buzëkuqtë e femrave që do të shkojnë në stadium dhe shishet me ujë të pijshëm.
Në këtë mënyrë femrat të marrin masat e të lyhen para futjes në stadium, ndërsa sa për ujin tifozët duhet të durojnë të paktën 90 minuta.